Legjenda e futbollit italian, Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare, bëjnë me dije familjarët.
Bashkëshortja e tij, Federica Cappelleti postoi një foto në Instagram me shkrimin “Përgjithmonë”. Ajo nuk dha asnjë shkak për vdekjen e Rossit, por mediat italiane raportuan se ai ishte i sëmurë prej një kohë të gjatë.
Paolo Rossi udhëhoqi ekipin kombëtar italian drejt fitores së Kupës së Botës 1982. Ai ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Spanjë.
Një ndër momentet më të mira në karrierën e tij është 3 golëshi i shënuar ndaj Brazili që ishte ekip pretendent për fitoren e botërorit. Nga shumë fansa të futbollit kjo ndeshje e Rossit shikohet si një ndër momentet me të bukura në historinë e kampionatit botëror.
Rossi gati e humbi kompeticionin pasi u përjashtua nga futbolli për 2 vite për përfshirje në skandalin e trukimeve të ndeshjeve.