Regjistrimi i popullsisë, sot në rend dite në komisionin kuvendor

Propozim-ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, viti 2020, në lexim të parë, sot është në rend dite të Komisionit për çështje evropiane.

Marketing

Bëhet fjalë për ligjin që njëherë ishte parashtruar në Kuvend në përbërjen e kaluar nga ana e Qeverisë.

Regjistrimi duhet të fillojë më 1 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa do ta zbatojë Enti shtetëror për statistika.

Në Kuvend, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës-juridik.