Prototipi i kompanisë “SpaceX”, Starship, ka shpërthyer ndërsa po tentonte të ulej pas provës së parë të saj.
Videoja e cila po transmetohej drejtëpërdrejtë të mërkurën, tregoi raketën vetëdrejtuese që ulej me shpejtësi para se të shpërthente në flakë.
Pavarësisht nga përfundimi i testit, i cili zgjati vetëm gjashtë minuta, sipërmarrësi i “SpaceX”, Elon Musk, ishte i entuziazmuar. “Mars, jemi duke ardhur !!” shkroi ai në Twitter.
Raketa Starship, e cila shpërtheu ishte një prototip që po zhvillohej nga kompania private hapësinore e Musk për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesa në misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars, tramseton The Guardian.
Fluturimi provë kishte për qëllim të arrinte një lartësi prej 41,000 metrash (12,500 metra), të nxitur nga tre motorë, Raptor të krijuar nga “SpaceX” për herë të parë.
Musk tha menjëherë pas shpërthimit se “presioni i rezervuarit të karburantit të raketës ishte i ulët gjatë zbritjes, duke bërë që shpejtësia e prekjes së tokës të ishte e lartë”.
Ai shtoi se, “SpaceX” kishte marrë të gjitha të dhënat e nevojshme nga prova dhe përshëndeti fazën e ngritjes së raketës me sukses.
NASA i dha “SpaceX” një shumë prej 135 milion dollarë për të ndihmuar zhvillimin e Starship.