Pasditen e sotme një numër i madh i shfrytëzuesve të Facebook, Messenger dhe Instagram në Evropë kanë raportuar probleme me rrjetet sociale.
Nga të dhënat e Down Detector, në orët e fundit shfrytëzuesit e këtyre mjeteve të komunikimit kanë raportuar probleme të shumta. Sipas raporteve problemi më i madh është paraqitur me Messenger.
Problemet kryesisht janë shfaqur në vendet evropiane, përfshi këtu edhe Maqedoninë e Veriut. Porositë në Messenger vonohen ose nuk dërgohen tek pala tjetër.