Prej sot rritet numri i termineve për vaksinim kundër gripit sezonal, informon Ministria e Shëndetësisë.
Me këtë rast, vaksinimi filloi sot në orën 14:00 në Qendrën Shëndetësore Shkup, respektivisht po zhvillohet në gjashtë poliklinika në territorin e Shkupit, në poliklinikat: Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski. Vaksinimi bëhet me rekomandim nga mjeku amë përmes “Tremini Im” në periudhën nga ora 14:00 deri në 19:00.
“‘Termini Im’ këtë mëngjes hapi 1.800 termine për Shkupin për një periudhë prej një jave, duke filluar nga sot, e premte, e hënë, e martë dhe e mërkurë, ndërsa pasdite do të lëshohen 1.080 termine tjera për ditët – e shtunë, e enjte dhe e premte. Ditëve të javës, pikat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 19:00 pasdite, dhe të shtunave nga ora 08:00 deri në 14:00”, kumtuan nga Ministria.
Ata thonë se vaksinimi është falas për grupet e përcaktuara të rrezikut në vijim: të moshuarit mbi moshën 65 vjeçe, njerëzit me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës gjashtë muaj deri pesë vjeç.
Nga Ministria sqarojnë se shpërndarja në qytete të tjera është duke vazhduar dhe qytetarët do të informohen shtesë për terminet e hapura të vaksinimit.
Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, nuk ka periudhë në të cilën vaksinimi mund të vonohet.
“Mirë është që çdo qytetar të marrë vaksinën në çfarëdo periudhe deri në fillimin e kulmit të sezonit të gripit. Më parë, kulmi i sezonit ishte në muajt dhjetor dhe janar, ndërsa tani me ndryshimet e motit ne presim kulmin në fund të janarit dhe fillim të shkurtit. Në këtë drejtim, sipas epidemiologëve, kurrë nuk është vonë për qytetarët që të mbrohen nga gripi sezonal dhe të marrin vaksinën e nevojshme”, thuhet në kumtesë.
Në një periudhë të pandemisë së koronavirusit, në të cilën të gjithë qytetarët zbatojnë masa shtesë mbrojtëse, Ministria njofton se është më mirë të përcjellën rekomandimet për vaksinimin e duhur, respektivisht ato që janë zbatuar tashmë në pikat e vaksinimit në të gjithë shtetin – organizimi i diferencës kohore në fakt në pesë minuta, në dhjetë minuta për të pritur qytetarët, në mënyrë që të zvogëlohet gjasat e infektimit të dyfishtë, si dhe masa të tjera shtesë për të mbrojtur shëndetin publik.
“Kjo nënkupton zbatimin e duhur, mirë të organizuar, në kohë të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe gjithashtu mbrojtje të qytetarit që merr vaksinën nga koronavirusi aktual. Këtë sezon, ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar të gripit sezonal”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.