Neymar këtë sezon po shkëlqen, në Spanjë po pyesin se a është më i mirë në botë momentalisht?

Neymar u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germain, me synimin që të bëhet lojtari më i mirë në botë, por rruga e tij nuk doli si ishte menduar.

Marketing

Sidoqoftë, duket sikur momenti i tij më në fund ka ardhur në moshën 28 ​​vjeç, me Cristiano Ronaldo që tashmë është 35 vjeç dhe Lionel Messi që është duke luftuar për të gjetur formën te Barcelona.

“Unë jam në formën time më të mirë që kur erdha në Paris”, kishte thënë Neymar në gusht kur ai udhëhoqi PSG-në drejt finales së Ligës së Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre.

Në rrugën drejt finales, ai shënoi dy gola kundër Borussia Dortmund në raundin e 16, dha një asist në fitoren e tyre 2-1 ndaj Atalanta në çerekfinale dhe një tjetër në gjysmëfinale ndaj RB Leipzig.

Këtë sezon, ai ka shënuar një herë kundër RB Leipzig, dy herë në ndeshjen me Manchester United në “Old Trafford” dhe shënoi një het-trik kundër Istanbul Basaksehir në Paris për të ndihmuar skuadrën franceze që ta marr vendin e parë në Grupit H.

Për herë të parë në karrierën e tij, Neymar ka shënuar dy ose më shumë gola në dy ndeshje radhazi, pikërisht kur ekipi i tij kishte më shumë nevojë për të.

Kundër klubit turk, ai mori pjesë në të pesë golat e PSG-së.

Neymar mori pjesë në dyluftime më shumë se çdo lojtar tjetër në lojë (22), ku i fitoi (14).

Përveç kësaj, ai ishte lojtari që u falua më shumë herë (gjashtë), ai që prodhoi më shumë goditje në total (tetë) dhe në portë (gjashtë), ndërsa tentoi (13) driblime dhe pati sukses më së shumti (pesë).

Neymar tashmë kishte shënuar një het-trik si lojtar i Barcelonës në vitin 2013 kundër Celtic dhe një tjetër kundër Cervena Zvedas në vitin 2018.

Në fakt, vetëm Cristiano Ronaldo dhe Messi kanë arritur më shumë het-trik në formatin aktual të Ligës së Kampionëve, nga tetë secili.

Me tre golat e tij të mërkurën, ylli i Brazilit kaloi Sergio Agueron dhe Rivaldon dhe tani është i 16-ti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Neymar ka shënuar 41 gola dhe ka regjistruar 24 asistime në 65 ndeshje në Evropë.

Pavarësisht se nuk është sulmues, vetëm tre lojtarë kanë shënuar më shumë se pesë golat e tij këtë sezon me Marcus Rashford, Erling Haaland dhe Alvaro Morata, nga gjashtë.

Me PSG , ai tashmë ka shënuar 78 gola dhe ka shpërndarë 40 asistime në vetëm 96 ndeshje, dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit në Ligën e Kampionëve me 20 gola, pas Edinson Cavani (30).