Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e 28-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 15:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 28-të.

Marketing

Sipas rendit të ditës, me propozim të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-ligjin për zhvillim të barabartë rajonal dhe Propozim-strategjinë për zhvillim rajonal 2020-2030.

Në kuadër të mbledhjes së sotme, në të cilën do të shqyrtohen më shumë pika në interes të qytetarëve dhe nga Programi i Qeverisë, ministrat do ta shqyrtojnë edhe Propozim-vendimin për zbatimin e parakohshëm të Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me konkluzat dhe vendimet e mbledhjes, që do të mbahet përmes video-konferencës, publiku do të informohet me anë të kumtesës.