Koronavirusi i merr jetën mjekut Dashmir Dervishi

Virusi korona i ka marrë jetën edhe mjekut Dashmir Dervishi nga Bogovina e Tetovës.

Marketing

Mjeku Dervishi i moshës 41 vjeçare nuk arriti tu mbijetoj komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19, duke u bërë mjeku i 14-të i cili humbi jetën që nga fillimi i pandemisë në vend.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik Dervishi është mjeku i katërt nga rajoni i Tetovës, ndërkaq nga Shkupi kanë vdekur 3 mjek, dy të tjerë nga Kumanova.

Në Shtip, Strugë, Ohër, Gjevgjeli dhe Kavadar, ndërruan jetë nga një mjek, të cilët u infektuan me “Covid 19”.

Aktualisht mbi 250 mjekë evidentohen si raste aktive, ndërsa gjithsej 1,527 u infektuan që nga fillimi i pandemisë.