Janë pranuar 38 pacientë të ri në kovid-qendrat në Shkup, gjithsej po trajtohen 491 pacientë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 38 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus.

Marketing

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 491 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 23 persona. Pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, pesë pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Institutin e TBC-së, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe një në Klinikën e Gastroeneterohepatologjisë. Në Klinikën e ORL-së janë pranuar katër pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 8 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 16 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Gjithsej 491 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 30 shtretër të lirë.