Nis dita e pestë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës

Pritet të vazhdojë në ditën e saj të pestë protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekej policore.

Marketing

Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar që nga mëngjesi.

Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit shqiptar janë të vendosur forca të shumta policore.

Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë policë përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.

Gazetari Eni Ferhati, që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve, Euronews Albania.