Juventusi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim të Genoa.
“Bianconerët” fituan me rezultat të 1 – 3.
Në pjesën e parë, pavarësisht rasteve asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizojë, duke shkuar në pushime me rezultat të barabartë (0-0).
Ishte Paulo Dybala që gjeti golin duke zhbllokuar rezultatin (57′).
Gëzimi i “Zonjës së Vjetër” zgjati vetëm katër minuta, meqenëse Sturaro barazoi shifrat (61′).
Por, ishte ylli Cristiano Ronaldo që vulosi fitoren duke u treguar i saktë dy herë nga pika e bardhë (77′, 88′).
Me këtë fitore, Juventusi ngritët në pozitën e katër me 23 pikë, derisa Genoa qëndron në vendin e parafundit me gjashtë sosh.