Edhe një mjek tjetër kosovar vdes si pasojë e COVID-19

Në mesin e shumë mjekëve të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit COVID-19 është edhe Dr. Nexhip Berisha.

Marketing

I njëjti ishte duke u trajtuar nga ky virus, teksa ka humbur jetën gjatë ditës së sotme.

Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

Avdaj ngushëlloi familjen dhe miqtë e përbashkët të doktorit, duke thënë se përjetësia u takon heronjve shëndetësore.

Postimi i plotë:

Ti ike nga kjo botë duke e ditur se Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri.

Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.

Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës

Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.

Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët

Shoku,miku ,kolegu yt Afrim Avdaj.