Lideri i BDI Ali Ahmeti ka uruar kandidatin e tyre në komunën e Pllasnicës ndërsa LSDM ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre në Shtip.
“Urime për fitoren e kandidatit të BDI për Kryetar të komunës së Plasnicës, Ali Jaoski, në zgjedhjet e parakohshme lokale në këtë komunë, shprehet Ahmeti në një status në Fejsbuk. Kjo fitore, shton Ahmeti, është konfirmim i vullnetit të qytetarëve në përkrahje të politikave tona të drejta për të gjithë qytetarët.
“Zgjedhjet në Shtip janë të suksesshme, rreth 14,500 qytetarë kanë dalë për të votuar, informoi kryetari i Organizatës Komunale të LSDM-së, Aleksandar Kangalov. Ai thotë se është përmbushur censusi i daljes prej 33.3 për qind për zgjedhje të suksesshme.