Këto janë masat e reja shtrënguese që i propozon KSI-ja

Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i rekomandojë Qeverisë një paketë të re të masave kufizuese për periudhën nga 18 dhjetor deri më 21 janar, në mënyrë që të shmanget rritja e numrit të pacientëve me kovid-19 në periudhën e ardhshme të festave.

Marketing

“Rekomandimet për masat kufizuese drejtohen në disa segmente, në pjesën e riorganizimit të orarit të punës të hotelierëve, rekomandime për tubime publike, rekomandime për bashkësitë fetare dhe rekomandime në lidhje me punën e restoranteve në objektet e hoteleve” – deklaroi Ministri Venko Filipçe.

Rekomandimi për Qeverinë do të jetë që të mbyllen kafenet dhe restorantet në orën 6 të pasdites, në vend se në orën 21 sikurse tani.

Ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale apelohen të intensifikojnë mbikëqyrjen për respektimin dhe zbatimin e kësaj mase. Në periudhën e ardhshme, Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandon ndalimin e grupimit në sheshe për natën e Vitit të Ri dhe festimin, si dhe çdo lloj tubimi gjatë festave, shtoi Filipçe.

Komisioni do të paraqesë një rekomandim për grupimin në apartamente për festat e ardhshme dhe do t’u rekomandojë hoteleve të mbyllin restorantet e tyre pas orës 21:00.

Lidhur me festat fetare, Komisioni për Sëmundjet Infektive tregon se ndalimi i tubimeve në natyrë i më shumë se katër personave është në fuqi, ndërsa brenda ndërtesave rekomandimi është që numri maksimal i njerëzve të mos jetë më shumë se 30% i kapacitetit hapësinor dhe të gjithë personat të jenë me maska.

Komisioni propozon të ndalohen të gjitha festimet e organizuara brenda punës.