Në web faqen zyrtare të Drejtorisë për të ardhurat publike, nga sot mund të vëreni edhe flamurin shqiptar, faqe e cila për momentin është në përpunim.
Redaksia jonë kontaktoi zëv.drejtorin Abdulselam Selami, i cili konfirmoi lajmin se së shpejti kjo faqe do të funkcionojë edhe në gjuhën shqipe. Po krijojmë kushte teknike dhe ekip i cili do të punojë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe gjuha shqipe së shpejti do të jetë një nga gjuhët e komunikimit zyrtar edhe nga ky institucion, tha Selami.
Me ardhjen e Selamit si zëv.drejtor i këtij institucioni, qytetarët shqiptarë janē informuar nga faqja e tij zyrtare, ndërsa së shpejti edhe në faqen zyrtare të Drejtorisë për tē ardhurat publike.