Fantazitë në botën e çudirave të cilat i manifestojnë dhe përjetojnë drejtuesit e komunës së Zhelinës, do t’i kishte lakmi edhe autori angles Luis Kerol i “Lizës në botën e çudirave!. Këto fantazi filluan që nga fushata zgjedhore duke ëndërruar miliona euro dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Përveç përvetësimit të projekteve, si rasti i rrugës regjionale dhe promovimit pompoz të fantazive në rrjete sociale për vlera qesharake, edhe këtë vit nuk rezultoi asnjë projekt dhe ndërtim konkret autentik serioz (përveç mbjelljes së ndonjë druri). Me marrjen e mandatit u zotuat se kompanitë do të jenë të lira e jo të frikësuara “siç kisha bërë unë” dhe se do ua rrisish krenarinë! Sot ata akoma më drejtohen mua për dëmet e mëdha që iu shkaktua bizneseve të tyre me ngushtimin e rrugës, pasi që deri sa i gënjeni se komuna e ndërton rrugën, ata nuk shohin partner për të biseduar.
Kënaqësia në botën e çudirave të cilat i krijon imagjitata e drejtuesve aktual të komunës, nuk do të thotë se e ka ndryshuar edhe vëmendjen e atyre të cilët nga anësh e shohin qartë këtë joseriozitet të skajshëm.
Me pak fjalë mund të përshkruhet një emërues i përbashkët i këtij përvjetori: keqmenaxhim, dështim, paaftësi dhe përvetësim të projekteve.
Arsyetimet e pabaza për t’i mbuluar paaftësitë dhe dështimet e veta është si ta mbulosh “diellin me shoshë”, duke u justifikuar me borxhin paraprak edhe pas tre viteve të qeversijes komunale (edhe pse gjysmën e borxhit që në fillim ua mbuloi qeveria e shtetit).
Keqmenaxhimi i këtyre viteve, sipas informacioneve të sigurta është, se borxhi aktual i komunës së Zhelinës është më i madh se ai që e trashëguan, pasi në kohën e menaxhimit tim borxhi ishte në proporcion 10% me shumën ose vlerën e projekteve të investuara, ndërsa sot ky proporcion është thelluar deri në 100% në krahasim me projektet e investuara, i cili vështirë së mund të arsyetohet. Sigurisht arsyetimet e tyre zakonisht mbështeten në gënjeshtra për ta defokusuar opinionin nga e vërteta, pasi nuk mund ta thonë që janë harxhuar për rroga dhe kontrata të aktivistëve partiak, harxhimin e karburantit për këto qëllime, reprezentacione po për këta njerëz të partisë ose sigurisht nuk mund të thonë për blerje të banesave private.
Unë personalisht, asnjëherë nuk e kam mohuar se komuna ka pasur ndonjë borxh, por në krahasim me projektet e realizuara konsiderohet një zero absolute dhe në pikpamje ekonomike shumë e arsyeshme, sepse nuk është risi që ka të ndërtuara rreth 50 km kanalizime dhe po aq rrjete të ujësjellësit, rezervuare të stacioneve të puseve, klorifikimit, pompave për 13 vendbanime, 5 shkolla të reja dhe po aq të rikonstruuara, mbi 15 rrugë me gjatësi më tepër se 2 km ku secila dhe po aq rrugë të begatonizuara, fusha e salla sportive, plane urbanistike dhe akte të përgjithshme për çdo vendbanim, dokumentacion teknik dhe mjete të siguruara për tre rrugët që u realizuan tani në mandatin e këtyre që përvetësojnë projektet e huaja, dhe sa projekte të gatshme për ujësjellësa që akoma nuk janë duke i ndërtuar as 1 metër të vetme (përveç kyçjes së shkollës së fshatit Uzormisht në rrjet kanalizimi të gatshëm). Të mos flasim për zonën industriale dhe sa drunj e gjelbërime që sot freskojnë rrugët e fshatrave, e shumë projekte të tjera.
Pra, komuna nuk ka qenë pa borxh, por vlera e këtyre projekteve ishte mbi 13 milion euro. E ju, çka do të thoni nesër? A do të vazhdoni me gënjeshtra të botës së çudirave apo do t’i ktheheni botës reale për ta arsyetuar se si borxhi aktual i komunës është më i madh thuajse gati pa asnjë projekt të realizuar!? Sigurisht se qytetarët këto gënjeshtra i kanë nuhatur më mirë dhe janë më syhapur! Ndoshta herën e parë mund t’i gënjesh, por jo për herën e dytë!