Në listën më të re të shteteve që janë liruar nga karantina nga shteti i Zvicrës, të aktualizuar sot nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, është futur edhe Maqedonia e Veriut.
Lista e re e publikuar gjatë ditës së sotme paraqet vendet dhe regjionet që janë hequr si dhe me ato që kanë mbetur ose janë vendosur ndërkohë në regjimin e karantinës në Zvicër, shkruan Zeri.info.
Qytetarët nga vendet në vijim nuk janë të detyruar të futen në karantinë në Zvicër, duke filluat nga 19 dhjetori 2020 (nesër, e shtunë), janë: Polinezia Franceze, Itali: Rajoni Emilia Romagna, Jordania, Maqedonia e Veriut, Austria: Landi Kränten, Austri: ai i Austrisë së Epërme, i Salzburgut dhe i Steierit. Pastaj jashtë listës janë edhe: Polonia, Portugalia, Hungaria.