Sonte në ora 18:00 në Maqedoninë e Veriut,filloi zbatimi në praktik i masave të reja shtrënguese të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i miratoi Qeveria. Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve hotelierike dhe gastronomike shkurtohet deri në ora 18:00, ndalohet edhe organizimi i ahengjeve të ndryshme në prag të festave të fund-vitit dhe grumbullimi i më shumë personave.
Restorantet që janë pjesë e akomodimit do të mund të punojnë deri në orën 21:00, por vetëm për mysafirët që kanë paguar pansion. Baret, banaket në hotele do të jenë të hapura deri në orën 18:00. Sa i përket qebaptoreve dhe lokaleve tjera ku bëhet vetëm dërgimi i ushqimit ose shitet në mënyrë sporteli, ata mund të punojnë deri në orën 23:00.
Kafenetë do të punojnë deri në orën 18, dërgesa e ushqimit deri në orën 21
Restorantet në hotele deri në orën 21 vetëm për mysafirët
Kafe-Baret do të jenë të hapura deri në orën 18:00
Qebaptoret që punojnë në sistem sportelësh deri në orën 23:00