Faton Ahmeti: Kujdesemi që të kemi buxhet dhe shërbime cilësore për qytetarët

Drejtori i Fondit të shëndetësisë Faton Ahmeti sot ka përfunduar takimet me drejtues të institucioneve shëndetësore të cilat i ka zhvilluar për dy javë rresht, ku temë e diskutimit ka qenë ndarja e buxhetit për vitin e ardhëshëm.

Marketing

‘Gjatë dy javëve të fundit, kemi zhvilluar koordinime online me Institucionet Shëndetësore Publike (ISHP) në lidhje me ndarjen e buxhetit për ta për vitin 2021. Me këto koordinime arrijmë që për së afërmi të njohim nevojat, të dëgjojmë kërkesat e ISHP-ve, me qëllim të vetëm, atë të ofrimit të shërbimeve cilësore shëndetësore’, thekson kështu gjatë takimit drejtori Ahmeti.

Sipas tij, institucioni që drejton kujdeset që të ketë buxhet të qëndrueshëm që të mbulojë nevojat funksionale të institucioneve shëndetësore dhe të sigurohet shërbim më i lartë për qytetarët.

‘Fondi për Sigurim Shëndetësor, kujdeset që të kemi buxhet të qëndrueshëm, që do t’i mbulojë nevojat funksionale të ISHP-ve, dhe njëkohësisht të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët e vendit. Vitin 2020 e përfundojmë si vit të jashtëzakonshëm për nga aspekti shëndetësor, dhe njëkohësisht vitin 2021 e fillojmë si të tillë’.

Uroj që pandemia  Covid-19 të përfundojë sa më parë, dhe të kthehet normaliteti në vend’, shton në fund drejtori i FSH Faton Ahmeti.