Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të investojë në kapital njerëzor dhe të vlerësojë punën dhe përpjekjet e profesionistëve shëndetësorë.
Kriza me covid 19 dëshmoi se është me rëndësi të kemi kuadër shëndetësor të motivuar dhe kujdes special ndaj puntorëve shëndetësor thonë nga LSDM.
Puna e tyre është për lëvdratë po njëkohsisht meriton edhe ndihmë konkrete financiare, e cila do tu jipet për ti motivuar që edhe më tej me përkushtim të luftohet kovid 19.
“7600 të punësuar në institucionet shëndetësore të cilët janë të angazhuar në luftë kundër kovid 19 do të përfitojnë ndihmë financiare në vlerë prej 30 mij denarë.Në kohë kur shoqëria përballet me pasojat e krizës me covid 19 puntorët shëndetësor janë ata që luftojnë ditë e natë me armikun e padukshëm. Përkshtimi i tyre dhe puna e tyre e palodhshme është për lëvdatë por edhe ndihmë konkrete financiare në këto kohë të vështira”, u shpreh Nenad Kociç nga LSDM.