Në shumë vende të botës është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në çdo ambient dhe Kili është një ndër ato shtete.
Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3,500 dollarë, pasi pozoi në plazh me një kalimtar të rastit pa vendosur një maskë.
Presidenti u shpreh se ai ishte vetëm dhe prandaj nuk po mbante maskë, por ishte një grua që iu afrua dhe i kërkoj një foto.
Në foto, presidenti shihet duke qëndruar shumë afër gruas në një ditë me diell dhe asnjëri prej tyre nuk ka vendosur maskë.