Për shkak të defektit në trafostacionin “Perëndimi” pa energji elektrike këtë mbrëmje kanë mbetur banorët e Kodovës, Sarajit, Gjorce Petrovit, Taftaligjes dhe Karposhit.
Nga EVN Maqedoni për MIA kanë thënë se ekipe të Elektrodistribuimit kanë dalë menjëherë në teren për të sanuar defektin.
Në ndërkohë shfrytëzuesit po transferohen në pika tjera me qëllim që tu mundohet sa më shpejt kyçja në energjinë elektrike.