Reforma e paralajmëruar në arsim nuk do të prolongohet dhe duhet të fillojë sa më shpejtë në konsultim me palët e tanguara. Këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme “Aksioni 2021 për standarde evropiane”.
Regjistrimi i popullsisë sipas kryeministrit do të kushtojë 8.5 milionë euro që është për 5 milionë euro më pak se regjistrimi i dështuar më 2011.
Në kuadër të Agjendës e cila përmban 10 prioritetet, Zaev paralajmëroi pastrim të gjyqësorit dhe luftë kundër korrupsionit. Do të revidohet puna e çdo gjykatësit dhe prokurorit veçmas, sipas reformave të propozuara nga Këshilli gjyqësor dhe Këshilli i prokurorëve publik.