Kampionin olimpik Shaban Tërstena , i shoqëruar nga kryetari i e Klubit të Mundjes “Tefejuz” gjatë ditës së sotme ka vizituar Zv/ drejtorin e DAP-it A Abdul-Selam Selamin. Në takim u bisedua për shumë tema, në veçanti sportin e mundjes i cili vendit i ka sjellë më së shumti medalje nga Lojërat Olimpike, botërore, evropiane dhe mesdhetare.
Kampioni Tërstena, për takimin me Zv/ drejtorin e DAP-it ka bërë një postim në fejsbuk. Ja postimi i tij i plotë:
‘Sot nje takim special tek zëvendës drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, une si kampion olimpik bashke me kryesin e Klubit te Mundjes “Tefejuz” në fillim dua në emrin tim, ti faleminderoj me doren ne zemer per mikpritjen dhe respektin që me bëri, edhe pse për herë të parë takohemi. Me Abdul-Selam Selami biseduam gjere e gjate për shumë tema, ku folem edhe për sportin e mundjes i cili është më i suksesshëm nga të gjitha sportet tjera në Maqedoni dhe i cili ka sjellë më së shumti medalje nga Lojërat Olimpike, botërore, evropiane dhe mesdhetare. Fal Zotit tash rrugen e suksesit tonë edhe pse me shumë vështërsi po e vazhdojne mundesat e ri nga klubi i Tefejuz dhe klubi Lirija i cili kan sjellur shumë medalje vendore dhe nderkombetare, nga evropiane, balkanike dhe lojrat mesdhetare. Tash në emrin e klubit Tefejuz edhe njehere e falenderoj zv drejtorin Abdul-Selam Selami i cili gjithmone kishte ndihmuar dhe ishte i gatshem përsëri per te ndihmuar klubin tone sa here qe kemi nevoje na siguroi qe do te na mbeshtet edhe me shume ne te ardhmen për sportistat e ri. Para se te perfondoj biseda jone sportive, une e pyeta, ju në kete detyren e popullit si drejtor cfar suksesi keni arritur deri tani, më befesoj shume qe kishte bere aq shumë për popullin perfshire rregullimin infrastrukturor në zhvillime dhe hapërime të ndryshme, duke filluar nga viset rurale dhe urbane, ne asfaltimin e shumë rrugëve dhe progresimin e nevojave te zhvillimit bujqesore te viseve provinciale.Sinqerisht me vjen mire qe shoh veprat e cmuara te realizuara te drejtorit dhe shpresoj qe edhe drejtoret e tjere te japin kontribut dhe te punojne per popullin sikurse Abdul Selami. Qka të them tjeter bravo ishte njeri i veqant dhe shembull per te gjithe gjithmon afer popullit ju lumte të vazhdoni rrugën e juaj si zëvendës drejtor dhe sukses edhe në të ardhmen për vitin 2021,u ndamë me shpresë se në takimet tjera do të takohemi pësëri me klubin e mundjes Tefejuz, na prifte nje viti i mbare me plote suksese të reja..Sh.T