Që nga nesër, sistemet e basteve në internet të organizatorëve të lojërave në shtëpi nuk do të funksionojnë. Arsyeja është skadimi i dekretit të qeverisë me të cilin kompanitë në këtë sektor mund të organizojnë lojëra të fatit në internet. Ata tani i kërkojnë Shoqatës së Bastoreve, që urgjentisht të miratojë një ligj që do t’i lejojë ata të vazhdojnë të punojnë në internet.
Nëse ndalet dhe nuk gjendet zgjidhje e përshtatshme, kjo do të thotë që ne do të humbasim besimin e lojtarëve dhe do t’i kthejmë nëpër faqet e huaja ku, sipas vlerësimeve tona, humben 40 deri në 50 milion euro në vit, që janë veçanërisht të rëndësishme për mirëmbajtjen dhe krijimin e vendeve të punës dhe investimet e reja. Mos të harrojmë se me miratimin e dekretit dhe zbatimin e tij, janë bërë investime të mëdha në softuer, pajisje, burime njerëzore, fonde që tani rezultojnë se janë harxhuar kot’ deklaroi Vasko Ilieski- Kryetar i shoqatës së bastorve të Maqedoni.
Dekreti u miratua për të shmangur grumbullimet e qytetarëve nëpër bastore. Ministria e financave nuk tregon ende se si do të veprojnë lidhur me këtë çështje. Ata thonë se e kanë marrë kërkesën nga Shoqata e bastoreve, por se është shumë herët për të vendosur. Shoqata dyshon në selektivitet në lidhje me funksionimin e video- lotarisë shtetërore.