Kryeparlamentari turk, Mustafa Şentop sot drekoi në “Fish House Delfin”

Kryeparlamentari turk, Mustafa Şentop gjatë vizisitës së tij dyditore sot qëndroi në Tetovë ku vizitoi Xhaminë e Larme dhe Arabatin Baba Teqe.

Marketing

Kryeparlamentari Sentop zgjodhi restorantin “Fish House Delfin” për drekuar bashkë me delegacionin shoqërues të kuvendit të Turqisë.

“Fish House Delfin” është një ndër restorantet më të mira në Pollog, ku falë specailteteve dhe kuzhinerit turk ka arritur sukses të madh në fushën e gastrenomisë.

Sentop ditë më parë u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi dhe Presidentin e Gjykatës Kushtetuese Salih Murat.

Ai gjithashtu mori pjesë në festimin 21 Dhjetorit, Ditës së Mësimit të Gjuhës Turke në vend, ku do edhe mbajti një fjalim.

Në kuadër të vizitës Sentop mori pjesë në hapjen e ekspozitës me titull “Aventura Historike e Shigjetarisë Turke”, organizuar nga Instituti Yunus Emre dhe Fondacioni i Shigjetarëve, si dhe vizitoi Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup dhe shkollat ​​e Fondacionit Turk Maarif në këtë vend.