Sociologët e UT-së, realizuan vizitë studimore në qendrën për bashkëpunim ballkanik “Loja”

Studentët e programit studimor të Sociologjisë, në kuadër të lëndës mësimore: E drejta e organizatave joqeveritare, nën udhëheqjen e Doc. Dr. Drita Memeti, realizuan vizitë  njëditore në  qendrën për bashkëpunim ballkanik LOJA, e cila në shumicën e aktiviteteve të saj merret në fushën e kulturës dhe arsimit.  Përzgjedhja e kësaj organizate u bë nga fakti se LOJA ka krijuar parakushte për një avancim  dhe animacion kulturor, duke përfshirë individë dhe grupe krijuese, organizata dhe institucione kulturore nga të gjitha bashkësitë etnike, kulturore dhe sociale në rajon dhe më gjerë.

Marketing

Në suaza të këtij aktiviteti u përfshinë studentët e vitit të tretë, të cilët kishin rastin që nga afër të njihen me mënyrën e funksionimit të një organizate joqeveritare, si dhe të dëgjojnë një ligjëratë më të detajuar nga një prej anëtareve të stafit të kësaj organizate, Egzona Musliut, e cila foli mbi kushtet e realizimit të projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, rolin që luan një organizatë në ngritjen e vetëdijes shoqërore si dhe shumë tema të tjera të cilat njëkohësisht edhe  janë realizuar gjatë këtij semestri brenda kornizave të lëndës: E drejta e organizatave joqeveritare, që është ligjëruar nga Doc.Dr. Drita Memeti si pjesë e planprogramit të departamentit të  Sociologjisë.