Filipçe: Lufta kundër Covid-19 do të vazhdojë edhe në vitin 2021

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e “Civil” e quajtur “Perspektiva 2021” u shpreh se lufta kundër krizës së Kovidit do të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Marketing

“Lufta kundër krizës së Kovidit do të vazhdojë edhe në fillim të vitit të ardhshëm, megjithëse tani tendencat janë të tilla që numrat po tregojnë se epidemia disi po ulet, më pak pacientë në spitale, më shumë termine për testime, më shumë shtretër të lirë, përderisa disa repartë do të kthehen në mënyrën normale të funksionimit . Sidoqoftë kjo nuk do të thotë se ne do të të relaksohemi plotësisht, megjithatë kjo luftë e deritanishme na ka mësuar se virusi është shumë i paparashikueshëm dhe se surprizat mund të ndodhnin në të ardhmen dhe ne jemi të përgatitur”, deklaroi Filipçe.