Arrestohet pronari i një lokali në Tetovë, shkeli masat kundër Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmjen e djeshme është arrestuar pronari i një lokali në Tetovë, shkruan Alsat.

Marketing

Rreth orës 20:00 policia ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 24-vjeçarit A.SH. nga Tetova, ku është konstatuar se lokali ka punuar pas kohës së lejuar dhe se gjatë kontrollit janë hasur 12 persona të cilët ishin shërbyer nga stafi i lokalit.

24-vjeçari akuzohet për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

MPB shton se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë mbyllur objektin.