Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat. Ndeshja u përmbyll me rezultat 3-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes një penalltie të ekzekutuar nga Alexandre Lacazette nga pika e bardhë në minutën e 34-t.
Goli i dytë erdhi 10 minuta më vonë. Granit Xhaka me një goditje nga distanca rriti epërsinë në 2-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali mori iniciativën për golin e radhës. Këtë e arriti përmes sulmuesit Bukayo Saka, i cili në minutën e 56-t shënoi për 3-0.
Golin e vetëm për skuadrën e Frank Lampardit e shënoi Tammy Abrahami në minutën e 85-t, ndërsa shans të mirë nga pika e bardhë pati Jorginho i cili nuk ia doli ta konkretizonte në gol.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 14-t me 17 pikë ndërsa Chelsea është në të 6-n me 25