Tërmet me magnitudë 5.3 në Turqi

Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur provincën lindore turke të Elazig.

Marketing

Tërmeti u ndje gjithashtu në provincat Malatya, Adiyaman, Sanliurfa, Mardin, Batman dhe Diyarbakir, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.

“Asnjë situatë e pafavorshme nuk është zbuluar pas tërmetit”, tha guvernatori i Elazig Erkaya Yirik.

“Ekipet tona po punojnë me përpikëri në terren”.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha nuk ka asnjë situatë negative deri më tani.

“Të gjitha ekipet tona aktualisht janë duke inspektuar zonën. ”

“Asnjë humbje e jetës ose dëmit nuk është raportuar,” shtoi Soylu, duke cituar informacion nga autoritetet provinciale dhe ekipe kërkimi dhe shpëtimi.

Një tjetër tërmet me madhësi 4.2 u regjistrua gjithashtu të Dielën në brigjet e provincës Egje të Mugla, thuhet nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi.