Pas informacioneve paraprake si dhe me leje të Prokurorisë Publike, policia mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle në një vikend-shtëpizë në Vollkovë të Shkupit.
Policia rreth orës 23:20 ka ndërprerë festën, pas kontrolleve ka arrestuar pronarin e shtëpizës B.K. (24) si dhe 28 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe një Di xhej (DJ) 35-vjeçar nga Shkupi, transmeton Alsat.
Të arrestuarit do të përgjigjen për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.
Përveç kësaj, policia gjatë kontrollit ka gjetur materie pluhur tek 35-vjeçari nga Shkupi, që dyshohet të jetë substancë narkotike.
MPB informon se pas dokumentimit të rastit kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.