E ftuar në “Shiko Kush Luan”, për shkak të pyetjeve gjatë lojërave, këngëtares Leonora Jakupi iu desh të rikthehej në një temë të vjetër.
Ajo deklaroi se nuk flet me Nora Istrefin. “Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”- u shpreh Jakupi.
Por për çfarë lidhet çështja? Në fakt nuk është asgjë e re.