Regjistrohen rreth 700 persona pa shtetësi

Deri në fund të dhjetorit, rreth 700 persona pa shtetësi, kryesisht romë, duhet të përfshihen në regjistrin e posaçëm të lindjeve. Deri më tani,

Marketing

Drejtoria e librave amë ka zgjidhur 36 çështje, duke u dhënë atyre certifikatë të përkohshme. Ministria e Brendshme do të lëshojë dokument identifikimi, që do të përmbajë fotografi dhe numër 12-shifror, i ngjashëm me numrin amë. Me të, ata do të identifikohen para institucioneve dhe do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për mbrojtje sociale, arsim, shërbime shëndetësore dhe punësim.

Nuk ka periudhë sa kohë do të jetë e vlefshme certifikata, por është obligim për të gjithë ata që do të marrin certifikatë të lindjes apo certifikatë të posaçme, sa më shpejt të jetë e mundur, nëse i mungon grup i vogël i dokumenteve, kurse është çështje e lehtë për ta zgjidhur, të përpiqet ta sigurojë dhe të përfshihet në librin amë të lindjeve. Me këtë, automatikisht do të marrë shtetësi dhe privilegje të tjera”-tha Jasna Peceska- nga Drejtoria e librave amë.

Me vetë statusin “pa shtetësi”, ata jetojnë të margjinalizuar dhe të përjashtuar në shoqëri, pa qasje në të drejtat themelore të njeriut. Përveç kësaj, ata janë lënë në mëshirën e fatit, jashtë sistemit të ndihmës shtetërore në trajtimin e efekteve të pandemisë. Por, si autoritetet ashtu edhe sektori joqeveritar mendojnë se kjo është zgjidhje e përkohshme dhe nuk e zgjidh problemin e mungesës së shtetësisë në Maqedoni. Sipas Aleksandra Efremovës nga Shoqata e avokatëve të rinj të Maqedonisë, ligji nuk ndalon që rastet e fëmijëve që nuk janë regjistruar në librin amë të lindjeve, të shfaqen përsëri në të ardhmen.

Vendi ynë duhet të bëjë ndryshime në ligjin ekzistues për evidencë amë, që do të mundësojë procedurë të shpejtë dhe efikase për regjistrim shtesë brenda atyre afateve ligjore prej 30 ose 60 ditë, sepse bëhet fjalë për vërtetimin e statusit civil. Pas marrjes së certifikatës së lindjes, të gjitha të drejtat që ju duhet t’i merrni në vend varen nga ju.”-pohoi Aleksandra Efremova nga Shoqata e avokatëve të rinj të Maqedonisë.

Ligji për personat e paregjistruar në librin amë të lindjeve u miratua në shkurt, por me shfaqjen e Covid-19, Maqedonia hyri në gjendje të jashtëzakonshme kurse Ministria e drejtësisë ngeci me miratimin e akteve nënligjore. Me Dekretin e Qeverisë nga fundi i majit, afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për certifikatë të përkohshme u ndërpre dhe vazhdoi gjashtë muaj pas përfundimit të saj, gjegjësisht deri në dhjetor. Personat pa shtetësi, megjithatë, do të regjistrohen në regjistrimin e planifikuar për 2021.