Shqiptarët në Luginë nuk vaksinohen nga Serbia

Në Preshevë institucionet shëndetësore të Serbisë po i injorojnë shqiptarët duke mos i vaksionuar me vaksinën anti-Covid.

Marketing

Me qëllim të rritjes së imunitetit të përgjithshëm kundër infektimit me virusin korona Serbia tashmë ka nisur shpërndarjen e dozave të para të vaksinës anti-covid. Përfshirja e serbëve të veriut të Kosovës në kontingjentin e parë të aksionit të imunizimit dhe jo edhe i shqiptarëve të Luginës së Preshevës krijon përshtypjen e anashkalimit të qëllimshëm edhe në këto situata, thotë koordinatori i qendrës për Covid-19 në Preshevë, doktor Flakron Sabedini.

Kryetari i Grupit Parlamentar të deputetëve shqiptarë dhe boshnjakë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur të pavolitshme mënyrën e shpërndarjes së vaksinave ndërsa ka kërkuar përfshirjen e shqiptarëve në imunizimin e përgjithshëm.

Në Preshevë, Bujanov dhe Medvegjë së fundi është rritur dukshëm numri i të infektuarve me koronavirus, ashtu sikurse numri i atyre që nuk kanë arritur të mposhtin virusin, andaj imunizimi përmes vaksinimit shihet si i domosdoshëm nga ekspertët shëndetësorë.