ALI AHMETI në Klan Debat: Viti 2020 në planin politik, vit i suksesshëm për BDI-në (VIDEO)

 

2020 në planin politik mund ta quaj një vit të suksesshëm. Arritëm qëllime madhore që ne kemi pasur dekadën e fundit, si në planin e përfaqësimit të drejtë në institucionet e larta të shtetit, ashtu edhe në organizimin e mirëfilltë të institucioneve të shtetit, kështu që lirshëm mund të them se kemi pasur suksese të dukshme d.m.th për shqiptarët ka qenë mollë e ndaluar Ministria e Jashtme, kemi marrë ministrin e jashtme, atë të financave, kemi zëvendëskryeministrin e parë, kemi realizuar dhe siguruar pozitën e kryeministrit si qëllime madhore strategjike dhe politike të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu u shpreh kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi.

Marketing