Anketa: BDI e pakontestueshme te shqiptarët

Anketa e fundit e realizuar nga agjencia M Prospect në porosi të televizionit Telma dhe MCMS-së tregon se nëse do të ketë zgjedhje nesër, 6.7 për qind do të votonin për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe 4.6 për qind për Aleancën për Shqiptarët dhe 0.5 për qind për Alternativën, transmeton GAZETA.MK

Marketing

Nëse zgjedhjet mbahen nesër, BDI në pushtet do të kishte një avantazh ndaj opozitës shqiptare prej 1.6 për qind.

Kjo anketë është realizuar gjatë periudhës 6 deri më 24 dhjetor, përmes linjës telefonike, në një mostër prej 1,000 të anketuarve, sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe vendbanimit.