ALI AHMETI: Pendarovski i pranueshëm si monitorues i takimeve të liderëve pozitë-opozitë (VIDEO)

 

Në të kaluarën ka pasur një hendek të madh midis presidentit të shtetit dhe Bashkimit Demokratik për Integrim dhe me aso kohe nuk kishte hapësirë që për një kohë të gjatë në vend të kemi në komunikim në nivel të liderëve midis pozitës dhe opozitës. Një rast i tillë tani po na përsëritet, janë polarizuar çështjet midis pozitës dhe opozitës maqedonase dhe vlerësoj që presidenti Pendarovski është një personalitet që mund të komunikohet dhe mund t’i besohet që të jetë monitorues në takimet e pozitës dhe opozitës. Mirëpo një gjë të tillë tani nuk e pranon opozita. Kështu ka komentuar mundësitë për organizimin e një takimi të liderëve politik të pozitës dhe opozitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Klan Debat me gazetarin Seladin Xhezairi.

Marketing

“Kjo flet nëse opozita e ka humbur besimin apo është më tepër një akrobacion që bën opozita për t’i ikur përballjes me pozitën, këtë duhet vlerësuar. Unë mendoj që gatishmëri për takim liderësh ka pasur nga LSDM-ja nën menaxhimin e presidentit, por besoj që me kalimin e kohës këto gjëra do të sheshohen”, është shprehur Ahmeti.