Regjistrim do të ketë vitin e ardhshëm në prill, pasi kjo është e domosdoshme për zhvillimin e shtetit. Regjistrimi nuk guxon dhe nuk do të varet nga vullneti i partive politike dhe liderëve, ka shkruar sonte Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
“Regjistrimin, si operacion statistik, sipas strandardeve më të larta të BE-së, do ta organizojë dghe zbatojë Enti shtetëror për statistikë, i cili për fazën pilot i ka marrë notat më të larta.
Qytetarët tanë presin regjistrim pothuaj dy dekada, këtë mundësi nuk do ta lëshojmë. Gjithçka është gati, ndërsa zhvillimi është i mundur me të dhëna të sakta statistike”, shkruan Zaev në statusin në Fejsbuk.
Zaev paraprakisht në Tetovë deklaroi se po bëhen përpjekje që propozimet e opozitës që kanë të bëjnë me Ligjin për regjistrim te pranohen, duke cekur se partitë opozitare në këtë proces ishin kyçura mbi një vit e gjysmë.
“Gjatë tërë këtij një viti e gjysmë prej kur bisedojmë për regjistrimin, opozita është e përfshirë. Pati grupe të punës, edhe nga pushteti edhe nga opozita, drejtori i Entit shtetëror për statistika mbajti disa takime”, tha Zaev, i cili sot në Tetovë mori pjesë në hapjen e hapësirave të reja të Inspektoratit shtetëror të tregut.
Ai sqaroi se ka tre kategori regjistrimi – njëra pjesë janë gjithsej qytetarët, pjesa e dytë janë qytetarët rezidentë përkatësisht gjithë qytetarët që jetojnë në vend dhe grupi i tretë janë qytetarët të cilët kanë migruar një kohë më të gjatë se një vit. Kjo, sipas tij, e bën debatin të pakuptimtë dhe iracional për përkatësinë etnike apo çfarë janë përqindjet dhe të ngjashme.