Raporti javorë i ISHP-së për Covid-19: Janë regjistruar 129 viktima,105 mbi moshën 60 vjeçe

Raporti javor i Institutit për Shëndet Publik për Covid-19 tregon për zvogëlim të përqindjes së vdekjes, numrit të testeve të ralizuara dhe rasteve të reja me koronavirus. Raporti është përpunuar për periudhën nga 21 dhjetori deri më 27 dhjetor. Brenda kësaj periudhe janë raportuar 129 viktima nga 23 qytete, 30 më pak ose 18.9% më pak krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 105 viktima janë të moshës mbi 60 vjeç, 20 të moshës 50-59 vjeç dhe 4 viktima u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç

Marketing

Në këtë periudhë janë testuar gjithsej 13.123 materiale në laboratoritë në të cilat realizohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2, që paraqet ulje prej 15,9 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar 3.372 raste të reja pozitive nga 35 qytete në shtet me zvogëlim prej 26,5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.429; 42,4%), me incidencë javore – 231,4/100.000.

Në periudhën e raportimit përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit për SARS-CoV-2 arrin 25,7 për qind, zvogëlim prej 3,6 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjet (910, 27,0%). Një numër i madh i të sëmurëve janë regjistruar edhe te personat në grupmoshat madhore 30-39 (665; 19,7%), 40-49 (589; 17,5%), 50-59 (587; 17,7%) dhe 20-29 (414; 12,3%). Numër më i vogël është regjistruar te fëmijët prej 0-9 (52; 1,5%) dhe 10-19 vjet (145; 4,3%).

Pas dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorim të algoritmit të ri, si të shëruar janë regjistruar 4.500 persona, më pak në krahasim me javën e kaluar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 81,804, prej të cilëve 59,650 janë rikuperuar, 2,456 kanë vdekur dhe 19,698 janë raste aktive.