Violetë Kukaj dhe Hekuran Krasniqi u dedikuan këngë mërgimtarëve.
Violetë Kukaj dhe Hekuran Krasniqi bashkuan forcat për një projekt të ri muzikor.Dy artistët publikuan këngën me titull “Amaneti i mërgimtarit”, të cilën ua dedikojnë mërgimtarëve dhe e shoqëruan edhe me videoklip.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Hekuran Krasniqi, ndërsa e përcolli me sint dhe kavall, Gentian Istogu.
Ndryshe, meqë jemi në periudhën kur mërgimtarët udhëtojnë drejt trojeve shqiptare për festat e fundvitit, shumë artistë publikuan projekte të tilla.
https://www.instagram.com/p/CJOMnK1BZDg/?utm_source=ig_embed