Kuvendi do të futet të vitin e ri kalendarik me Rregulloren e vjetër për punë. Kreu i kuvendit Talat Xhaferi, si propozues i projekt ligjit për ndryshimin e Rregullores, nuk do të shtyhet me opozitën, e cila ka bllokuar këtë projektligj, me mbi 3 mijë amendamente. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takimin e fundvitit me përfaqësuesit e mediave, tha se nuk do të procedojë amendamentet e opozitës për të zhbllokuar këtë projektligj pasi nuk dëshiron të humbas kohë në kuriz të projektligjeve të tjera me rëndësi.
“Nuk e kam në plan të hyj në trajtim të amendamenteve. Idea ishte për të krijuar alternativë për funksionimin e Kuvendit në kushte epidemie. Opozita ishte kundër por ka mundësuar krijimin e kuorumit.”, tha mes tjerash Xhaferi.
Kuvendi republikan po përmbyll vitin 2020 me 27 seanca plenare, një pjesë e të cilave nuk janë përfunduar. Kjo për shkak se Kuvendi u shpërnda në mes të muajit shkurt ndërsa mbledhja e parë e përbërjes së re u mbajt më 4 gusht, për shkak të pezullimit të zgjedhjeve që imponoi epidemia.
Të enjten do të mbahet seanca e parë për pyetje deputetësh, pasi janë tejkaluar 100 nga formimi i Qeverisë “Zaev 2” dhe deputetët kanë të drejtën të kërkojnë llogari nga ekzekutivi për veprimet apo mos veprimet e saj.
Pas festave të fundvitit, Kuvendi do të vazhdojë punimet më 11 janar, ndërkaq séanca e radhës u paralajmërua për më 18 janar.
Projekt/ligji për regjistrimin e popullsisë dhe ai për shtetësinë pritet të jenë ndër sfidat e para të Kuvendit, në vitin 2021.