Pas Kroacisë edhe Italia është goditur nga një tërmet i fortë.
Sipas autoriteteve në Itali tërmeti ishte me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses, u ndje në 15:36 në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.
Po ashtu janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44.
Ndryshe, nga tërmeti në Kroaci deri më tani janë konfirmuar gjashtë viktima.