Sara është emri i gjinisë femërore, ndërsa Matej emër i gjinisë mashkullore që më së shpeshti qytetarët e vendit tonë ua kanë lënë të sapolindurave të tyre gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Udhëheqje të Librave Amë, në mesin e emrave të shpeshtë në vitin 2020 te foshnjat e sapolindura të gjinisë femërore janë Sara, Jana, Jovana, Maria, Sofia, Asia, Elif dhe Tuana, përderisa te fëmijët e gjinisë mashkullore emra më të shpeshtë janë Matej, Tadej, Aleksandar, Kalin, Uvejs dhe Diar.
Si emra më specifikë të cilët prindërit e tyre ua kanë vendosur të sapolindurve të tyre janë Antigona, Dunja, Anika, Valeria dhe Kalia.
Sipas statistikës, vitin e kaluar 2019 emra më të shpeshtë te foshnjat e sapolindura të gjinisë femërore ishin Denicia, Mihaela, Jana dhe Katerina, përderisa te fëmijët e gjinisë mashkullore emra më të shpeshtë ishin David, Mihail, Stefan dhe Kalin.