Vrau dy motrat, arrestohet Përparim Ademi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Përparim Ademin, autorin e vrasjes së dy motrave në kryeqytet.

Marketing

Uniformat blu bëjnë me dije se si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë i mundur arrestimi i autorit.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më herët, drejtori i drejtorisë vendore të policisë Tiranë bëri me dije se pas ngjarjes autori la armën në banesë dhe u largua me shpejtësi nga prapa pallatit, ndërkohë që policia u vu në ndjekje dhe arriti ta arrestojë.

Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, ndërkohë që ngjarja ndodhi në prani të 2 fëmijëve të njërës prej motrave.