Foshnja e parë në vitin 2021 në Klinikën Universitare në Shkup ka lindur në vetëm një minutë pas mesnate (00:01). Foshnja është e gjinisë mashkull, peshon 3 kilogram e 650 gramë dhe është i gjatë 51 centimetër.
Nëna e foshnjës është Bojana Smilevska nga Shkupi dhe ky është fëmija i saj i dytë.
Sipas traditës foshnjën e parë pritet ta vizitoj ministri i shëndetësisë dhe kryetari i Qytetit të Shkupit.