10 qytetarë përfunduan në Klinikën e Toksikologjisë në natën e Vitit të Ri, 6 prej tyre të moshës së mitur

Pesë burra dhe po aq femra janë trajtuar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, gjatë natës së Vitit të ri. Kryesisht kanë qenë të moshës deri 22 vjeç ndërsa më i riu ka qenë 16 vjeçar.

Marketing

Drejtori i Qendrës Klinike, Ridvan Bajrami sot deklaroi se gjithsejtë 10 pacientë kanë marrë tretman në Klinikë, 6 prej tyre kanë qenë të moshës së mitur. Në mesin e tyre ka qenë edhe një vajzë nga një qytet tjetër e cila ka përdorur dozë më të madhe të mjeteve narkotike.

“Qytetarët respektuan masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Pacientët pas intervenimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi. Pacienti më i ri ishte vetëm 16 vje. Kryesisht i përkisnin moshës deri në 22 vjet, me përjashtim të njërit pacientë i cili ishte i moshës 67 vjeçe”, deklaroi Bajrami.