Qindra zogj të ngordhur nga tymi i fishekzjarreve në Romë (Video)

Qindra zogj u gjetën të ngordhur në tokë në të gjithë zonën përreth stacionit Termini, nga via Cavour në piazza Esedra deri në Nazionale, në Romë, shkruajnë mediat italiane. Policia lokale në vend mendon se kjo situatë ka ndodhur si pasojë e fishekzjarreve që u hodhën gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Marketing

Edhe pse fishekzjarret ishin ndaluar nga një urdhëresë komunale e lëshuar 24 orë më parë, ky urdhër nuk i ndali njerëzit që të festonin

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve pretendon se zogjtë mund të kenë fluturuar të çoroditur duke goditur njëri-tjetrin, mure, makina, dritare, linjat elektrike, por gjithashtu mund të kenë ngordhur nga sulmet në zemër.

Ndërkohë që fotot dhe videot e realizuara nga qytetarët e Romës  janë bërë virale në rrjetet sociale.