Kovid 19 /1 janari i zymtë për SHBA, regjistrohen mbi 20 milionë raste të reja

Autoritetet shëndetësore në SHBA këtë 1janar kanë bërë dije se janë regjistruar më shumë se 20 milionë persona të infektuar me koronavirus .

Marketing

Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës si vendi me më shumë infeksione, me rreth 20 milionë raste dhe me një numër vdekjesh prej më shumë se 346.000 rastesh.

Ndërkohë, muaji që lam pas, dhjetori mbetet muaji më i errët i pandemisë në SHBA, për shkak të numrit të vdekjeve dhe shtrimeve në spital.

Sidoqoftë, ekspertët mendojnë se numri i rasteve reale është shumë herë më i lartë. Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjeron se nga shkurti në shtator numri i të infektuarve mund të ketë qenë deri në 53 milionë.

Vetëm në dhjetor kanë humbur jetën më shumë se 77500 persona nga koronavirusi, ndërsa në total numri i viktimave në SHBA është 346 mijë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Kujtojmë se në SHBA ka nisur vaksinimi i popullsisë, por ekspertë të ndryshëm thonë se pavarësisht nisjes së vaksinimit, do të duhen muaj para se të shihet një përmirësim i situatës.