38-vjeçarja M.V nga Shkupi është diplomatja nga Maqedonia e Veriut e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në New York, kanë bërë të ditur mediat.
Policia e ka gjetur diplomanten me rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivësh pa shenja dhune.
Sipas Fox News, bëhet fjalë për vetëvrasje.
Rojtari i shtëpisë për “Fox News” ka deklaruar se ajo ka jetuar në katin e katërt për dy vite.
“Ajo ka jetuar këtu dy vite dhe ka qenë shumë njeri i mirë. Të gjithë po ndjehen keq”, ka deklaruar Hernan Avila.
Në vendin e ngjarjes menjëherë ka arritur ndihma e shpejtë dhe një diplomat nga Maqedonia.